بسم الله الرحمن الرحيم
571. Enes ibn Mālik – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë: “Shiu na lagu (goditi) neve gjersa ne ishim me të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ālejhi ue sel-lem; dhe e largoi Pejgamberi – sal-lAllahu ālejhi ue sel-lem – rrobën nga vetja e tij derisa shiu e lagu atë.
Ne i thamë: ‘Përse e bëre këtë?!’ Tha:’Sepse erdhi rishtas (i ri) nga Zoti i tij’.”
• Ka thënë dijetari fisnik Dr. Zejd bin Hādij el-Medkhalij – Allahu e mëshiroftë: “Argumenton ky hadith për sqarimin e disa dobive, prej tyre:
1. Dobia e parë: Qëndrimi i shpeshtë i Sahabëve të Pejgamberit – sal-lAllahu ālejhi ue sel-lem – me të në shumicën e rasteve.
2. Dobia e dytë: Lejueshmëria e të pyeturit për dispozitat sheriatike, atë që është obligim, e pëlqyer, dhe e urryer, në mënyrë që të zbatohet përgjigja.
3. Dobia e tretë: Pëlqyeshmëria e zbulimit të ndonjë pjese të trupit të njeriut siç janë kyçet e këmbëve, krahët e të ngjashme me to, që nuk janë Āureh (pjesë të turpshme). Dhe kjo (të bëhet) kur të fillojë të bie shiu, ashtu siç veproi Pejgamberi – sal-lAllahu ālejhi ue sel-lem.
4. Dobia e katërt: Pejgamberi – sal-lAllahu ālejhi ue sel-lem – e largoi rrobën e tij kur ra shi meqë erdhi i ri nga Zoti i tij.
Domethënë, Allahu është Ai që e ka krijuar shiun dhe e ka urdhëruar atë që të zbresë. Dhe transmetohet¹ se Allahu e ka ngarkuar një engjëll me çështjen e shiut dhe bimësisë (flora), dhe se ai është Mikāili – ālejhis selam, dhe Allahu ka urtësi të përsosur në gjithë atë çfarë vepron dhe gjykon/vendos dhe dëshiron.
5. Dobia e pestë: Shiu është mëshirë prej Allahut, i mëshiron me të krijesat e tij që janë në Tokë me gjithë llojllojshmërinë në natyrën e tyre (që kanë ato), siç është e njohur kjo sheriatikisht dhe logjikisht.”
Burimi: [Shpjegimi i “El-Edeb el-Mufred”, 2/181].
_______________________
¹ En-Nesāij, 9024 dhe Ibn Ebij Hātim në tefsīrin e tij (1/180), nga hadithi i Ibn Âbbasit – Allahu qoftë i kënaqur me të.
Taken by permission from EltonArifi.com