بسم الله الرحمن الرحيم
Aishja tregonte: Profeti më tha: Xhibrili, duke m’u drejtuar mua, më tha: “Zoti yt të urdhëron që të shkosh te të varrosurit në Beki dhe të kërkosh falje për ta.” – “Çfarë t’ju them atyre, o i Dërguari i Allahut (nëse shkoj atje)?” — e pyeta. I huaju: Es-selamuala ehlid-dijari minel mu’minine uel muslimine ue jerhamull-llahulmustekdimine min-na uel muste hırine ue in-na insha Allahu bikumlelahikune.”(Paqja e Allahut qoftë mbi banorët e këtij vendi,besimtarë e muslimanë. Allahu i mëshiroftë ata që kanë vdekurpërpara nga ne dhe ata që vdesin më vonë, dhe ne, insha-Allah’,juve do ť’ju bashkëngjitemi)
Leximi i Kuranit te varret, gjatë vizitës së tyre, është diçka që nuk ka burim në Sunet. Madje hadithet që u përmendën më lart,të bëjnë të kuptosh se leximi te varri është i paligjshëm. Sikur të ishte i ligjshëm, atë do ta bënte i Dërguari i Allahut dhe do t’uamësonte shokëve. Aq më tepër, Aishja (Radij Allahu anha), – më e dashura nga njerëzit për Profetin, kur e pyeti Profetin se çfarë thoshte kur të vizitonte varret, ai i mësoi selamin dhe duanë dhe nuk e mësoi që të lexonte Fatihanë a apo diçka tjetër nga Kurani. Sikur leximi i Kuranit të ishte ligjshëm, ai nuk do t’ia fshihte Aishes (Radij Allahu anha).
Si mund të ndodhte kjo, kur dihet që ishte e pamundur që Profeti (sal Allahu alejhi ue sel-lem) të vononte sqarimin e një çështjeje ngamomenti i saj i duhur. Dijetarët e Usulit’ kanë theksuar se është parim themelor që nuk lejohet vonimi i sqarimit të një çështjeje nga koha e nevojshme për këtë. Atëherë, si mund të lejohet fshehja e dijes, në qoftë se leximi i Kuranit do të ishte i ligjshëm? Sikur Profeti (Sel Allahu alejhi ue sel-lem) të kishte mësuar njerëzit të lexonin Kuran te varrezat, kjo gjë do të ishte përcjellë deri te ne. Përderisa asgjë me sened të saktë nuk është transmetuar, kjo tregon që leximi Kuranit në varreza nuk ka ekzistuar fare. Një nga faktet që përforcon paligjshmërinë e leximit të Kuranit te varrezat, është thenia e Profetit (Sal Allahu alejhi ue sel-lem): “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse shejtani largohet nga shtëpia ku lexohet surja Bekare.”
Në këtë hadith Profeti (Sal Allahu alejhi ue sel-lem) ka treguar që varrezat nuk janë vend për leximin e Kuranit, në bazë të Sheriatit, prandajka nxitur që Kurani të lexohet në shtëpi. Gjithashtu, ai ka treguarse varret nuk janë vend për namaz: “Faluni në shtëpitë tuaja dhemos i ktheni ato në varre.”
Këtë hadith Buhariu e ka futur në një temë të veçantë: në varreza: Falja e namazit në varrezs është mekruh. Futja në këtë temë tregon se leximi i Kuranit në varreza është mekruh. Kështu, edhe hadithi para tij tregon se leximi i Kuranit në varreza është mekruh, sepse nuk ka asnjë ndryshim. Edhe mendimi i shumicës së dijetarëve të selefëvesi: Ebu Hanifja, Maliku e të tjerë, është që leximi i Kuranit te varret është mekruh. Ky është edhe mendimi i imam Ahmedit. Ebu Daudinë “Çështjet e tij” (fq. 158) shkruan: “E kam dëgjuar Ahmedin që e pyetën për leximin e Kuranit te varret dhe tha: “Jo.” (Xhenazja, ritet dhe bidatet. Nektari 121-123)
