Çfarë do me thënë të jesh i kënaqur me vendimin e Allāhut

بسم الله الرحمن الرحيم

 Statusi i atyre që janë të kënaqur me vendimin e Allahut

Hakīm ibn Ja'far ka thënë: Kam dëgjuar Abdullāh Al-Barathīun duke thënë: "Në botën tjetër askush nuk do të arrijë nivele më të larta se ata që janë të kënaqur me Allahun në të gjitha situatat".

(El-Rida i Ibn Ebi Dunya, #24)
        Çfarë do me thënë të jesh i kënaqur me vendimin e
                                            Allahut              

Hafs ibn Humejdi tha: "Unë isha me Abdullāh ibn El-Mubārak në Kufe kur gruaja e tij vdiq, kështu që e pyeta: "Çfarë është ridā (të jesh i kënaqur)?"

Ai tha: "Rida është që njeriu të mos shpresojë për diçka tjetër përveç gjendjes së tij aktuale."

Pastaj erdhi Ebu Bekr ibn Ajāsh dhe e ngushëlloi 'Abdullahun.  Hafsi tha: “Dhe unë nuk e njoha atë”.

Abdullahu tha: "Pyete atë për atë që po diskutonim (d.m.th. Ridā), kështu që unë e pyeta dhe ai tha: "Ai që nuk thotë diçka tjetër përveç fjalëve të qenit i kënaqur, atëherë ai është i kënaqur."

Hafsi tha: Dhe unë e pyeta Fudejl ibn 'Ijadin, kështu që ai tha: "Ai (përshkrimi) është për el-khavas (të zgjedhurit/të lartë).

(El-Rida i Ibn Ebi Dunya, #22)

fawaaids.com

Published by أبو زكريا عيسى الألباني

BSc (Hons) Microbiology | Qur'ān | Sunnah |

Leave a comment