Njeriu i Hutuar – Burri që Ngatërron të Drejtat

بسم الله الرحمن الرحيم

Ai është ai që përzien mes të drejtave të prindërve të tij dhe të drejtave të gruas së tij!

Ai e dëmton gruan e tij në lidhje me të drejtat e saj të detyrueshme që janë legjisluar për të, ose ndonjëherë ai e shtypë atë duke justifikuar këtë shtypje me pretendimin se kjo është nderim i prindërve të tij.

Unë them këtë jo për t’i nxitur gratë kundër burrave të tyre, por më tepër është një këshillë dhe sqarim për ata që janë të padijshëm për këtë çështje ose e konsiderojnë këtë sjellje si burim fisnikërie dhe burrërie.

Në të vërtetë, gruaja që kujdeset për nevojat e prindërve të burrit të saj nuk është një detyrim legjislativ [nga Allāhu]. Megjithatë, kjo është nga etiketa e mirë martesore, dhe rrjedh nga dashuria dhe kujdesi që ajo ka për burrin e saj.

Pra, le t’i kushtojnë vëmendje burrat këtij piku, pasi kjo është shkaku i shumicës së fitnahut, trazirës dhe zemërimit/armiqësisë mes burrit dhe gruas.

Kjo është sepse ai mendon se kujdesi i saj për nevojat e prindërve të tij është i detyrueshëm për të, pavarësisht nga ajo që ajo dëshiron. (Ajo bëhet të ndihet sikur) ajo nuk është gjë tjetër veçse një shërbyese e tij dhe e prindërve të tij, dhe ajo ndihet sikur po trajtohet padrejtësisht dhe po shtypet në atë. Kështu, zënka nxitet dhe zjarri i fitnahut ndizet mes bashkëshortëve.

Ajo që i bën gjërat edhe më të këqija është se disa burra kërkojnë nga gratë e tyre të kujdesen për nevojat e prindërve të tij, dhe të qëndrojnë pranë tyre në kohë vështirësie nga dashuria për ta dhe duke iu përmbajtur nevojave dhe kërkesave të tyre pa hezitim dhe pa qenë aspak të pakënaqur. Megjithatë, ai e trajton familjen e saj me trajtimin më të keq dhe më të ashpër.

Ai nuk i jep asaj mundësi të vizitojë prindërit e saj për të qenë pranë tyre në kohën e tyre të vështirë kur ata vetë janë në nevojë të madhe për vajzën e tyre.

Është sikur të thotë përmes veprimeve të tij, “Ti ke dalë nga shtëpia e familjes sate dhe tani je prona ime, prandaj mos mendo fare për familjen tënde.” Disa nga burrat mund ta shprehin edhe fjalimisht këtë, dhe është sikur dëshiron ta shkëputë plotësisht atë nga familja e saj.

(Një Mesazh Ekskluzivisht Për Burrat f.28-29, Nga Shejkh Abū Furayhān Jamāl ibn Furayhān al-Hārithī, Përkthyer ne shqip nga vepra e Anwar Wright & Isa Underdue, Authentic Statements Publications)

Published by أبو زكريا عيسى الألباني

BSc (Hons) Microbiology | Qur'ān | Sunnah |

Leave a comment