بسم الله الرحمن الرحيم
Nga Abū Xhuhayfah Wahb ibn ʿAbd Allāh al-Suwāʾī (رضي الله عنه) i cili tha:
“Erdha tek i Dërguari (ﷺ) ndërsa ai ishte në një çadër të kuqe (të bërë) prej lëkure. Ai tha: Bilāl doli me ujin e abdesit të tij – disa morën drejtpërdrejt nga uji dhe disa të tjerë u spërkatën me ujë.” (al-Bukhārī 185, Muslim 503)
Ibn Daqīq al-‘Īd tha: “Nga ky hadith kuptohet lejueshmëria e kërkimit të bekimit përmes gjërave me të cilat të drejtët kanë pasur kontakt… sepse është transmetuar se sahabët morën bekim nga uji i abdesit me të cilin i Dërguari (ﷺ) kishte marrë abdes. Kjo çështje, zgjerohet me anallogji për gjithçka tjetër me të cilën të drejtët kanë pasur kontakt. Dhe Allahu e di më mirë.”
Imami al-San’ānī tha duke komentuar deklaratën e mësipërme: “(Kërkimi i bekimit në atë me çka të drejtët kanë qenë në kontakt)” – Unë them: [Kjo është] bazuar në faktin se ai (ﷺ) i miratoi ata në atë, dhe kjo dihet nga ky hadith dhe nga [prova] të tjera.
Megjithatë, zgjerimi i saj në atë me çka të tjerët nga njerëzit e drejtësisë janë në kontakt është çështje hezitimi, sepse ky zgjerim është me anallogji (qiyās), dhe nuk dihet se ndonjë nga të drejtët është në rangun/gradën e tij (ﷺ) në mënyrë që ai të mund të bashkohet me të siç [do të kërkonte] kërkesa e anallogjisë.” (Sharh al-‘Umdah 3/14-18)
Shejkh ‘Abdul-‘Azīz al-Rājihī tha: “Me të vërtetë, pasha Allahun, Sahabët përdornin të kërkonin bekim përmes sekrecioneve të tij (trupore): kur ai kryente abdest, ata merrnin (nga) pikëzat (e ujit); kur ai pështynte, do të ishte në dorën e njërit [prej tyre] i cili do ta lëshonte trupin e tij me të; dhe kur ai rruajti kokën e tij – si në Haxhin e Lamtumirës – ai ua shpërndau flokët njerëzve, një flok ose dy flokë, [dhe] ata kërkonin bekim përmes tyre.
Kjo është diçka specifike/veçantë vetëm për të, dhe askush tjetër nuk krahasohet me të në anallogji (qiyās), prandaj bekimi nuk kërkohet përmes tjetërkujt veç tij.” (Sharh Sahīh al-Bukhārī 1/526)
Imami Ibn Raxhab al-Hanbalī tha: “ʿUmeri dhe të tjerë prej Sahabët dhe Pasardhësit (Allahu qoftë i kënaqur me ta) përdornin të mos pëlqenin që lutja (duʿāʾ) të kërkohej prej tyre, dhe ata do të thoshin: ‘A jemi ne profetë?’ Kjo tregon se ky rang/gradë nuk i përshtatet përveçse Profetëve (ﷺ).
Po ashtu, kërkimi i bekimit (tabarruk) përmes gjurmëve/relikeve (āthār) – Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) e bënin këtë vetëm me Profetin (ﷺ), dhe nuk e bënin këtë me njëri-tjetrin. As Tābi’īnët (Pasardhësit) nuk e bënë këtë me Sahabët, pavarësisht statusit të tyre të lartë.
Kjo tregon se ky veprim bëhet vetëm me Profetin (ﷺ), si kërkimi i bekimit përmes ujit të abdesit të tij (wudūʾ), sekrecioneve të tij trupore, flokëve të tij, pirjes së mbetjes së pijës dhe ushqimit e pijes së tij.
Në përmbledhje: Këto çështje janë një sprovë (fitnah) për atë që nderon dhe atë që nderohet, për shkak të asaj që frikësohet për të nga ekzagjerimi që çon në risi (bidʿah), dhe ndoshta ngrihet në një lloj idhujtarie (shirk). E gjithë kjo erdhi vetëm nga imitimi i Njerëzve të Librit dhe idhujtarëve, nga [imitimi i] së cilës kjo ummet është ndaluar.
Paraardhësit e drejtë (al-salaf al-sālih) përdornin të ndalonin nderimin e tyre në ndalimin më të madh, si al-Hasan [al-Basrī], [Sufyān] al-Thawrī, dhe Ahmad [ibn Hanbal].
Një njeri erdhi tek ai (d.m.th. Imami Ahmad) dhe fërkoi dorën e tij në rrobën e tij [të Ahmadit] dhe fërkoi fytyrën e tij me to. Imami Ahmad u zemërua dhe u kundërshtua ndaj asaj në kundërshtimin më të fortë, dhe tha: “Nga kë e more këtë çështje?” (Sharh al-‘Umdah 3/18 shënime poshtë, duke iu referuar al-Hikam al-Jadīra bi-l-Idhāʿa fq. 46-47)
